Ja deputetet borxhlinje te Kosoves
Albeu.com
Ndonëse pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilat nuk zbresin nën shumën prej 1200 euro në muaj, nuk janë paga për t'u ankuar, disa nga ata nuk kthejne avancet e marra pe udehtimet.Ndonëse pagat e deputetëve të Kuvendit të Kosovës, të cilat nuk zbresin nën shumën prej 1200 euro në muaj, nuk janë paga për t'u ankuar, niveli i përgjegjësisë së disave prej ligjvënësve kosovarë është aq i luhatshëm, saqë duhet t'ju bëhen edhe me nga dhjetëra kërkesa për kthimin e avancave të paguara për udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Sikur që dihet në opinion, në raportin e vitit 2007, të hartuar nga Auditori i Përgjithshëm një nga pikat e dobëta që janë përmendur ka qenë edhe mos përmbyllja me kohë e pagesës së avancave për udhëtimet zyrtare jashtë vendit. Një njollë e tillë e zezë është e sigurt që do ta godasë legjislativin e Kosovës edhe në raportin e ri të këtij viti, ngase kjo dukuri e zvarritjes së kohës së përcaktuar me ligj për kthimin e avancave nga deputetët që shëtisin botën po vazhdon të përsëritet. Ditë më parë, vetë sekretari i Kuvendit ka raportuar para Komisionit për Buxhet se edhe këtë vit ka një shumë enorme të avancave të hapura që nuk po mbyllen në afat pikërisht si rezultat i neglizhencës së atyre që kanë bërë tërheqjen e mjeteve. Duke shkuar gjurmëve të këtij informacioni, gazeta ka mësuar nga burime brenda Zyrës së Thesarit se është një shumë prej 63.000 euro e avancave që nuk po mund të mbyllet, që nga muaji maj i këtij viti, për shkak se janë 6 emra deputetësh që figurojnë se kanë avanca të pashlyera nga udhëtimet e tyre jashtë vendit. Madje, disa prej tyre kanë edhe më shumë se një avancë të pakthyer." Është interesant që jemi përpjekur disa herë të bëjmë trysni te këta deputetë që t'i shlyejnë borxhet e tyre nga avancat e tërhequra, por është e kotë. Madje, disa të tillë nuk i njohin as procedurat e pagesës dhe duke bërë pagesa jashtë rregullës i ngatërrojnë gjërat edhe më tepër", tha burimi i gazetës. Ajo që të bën përshtypje edhe më tepër është se asnjë shumë e avancave të papaguara nuk shkon mbi 200 euro, por fillon me nga 20-30 e tutje.

Udhëtimet e ligjvënësve
Këto avanca qëndrojnë të hapura nga udhëtimet zyrtare të realizuara në Bruksel, Bullgari dhe vende tjera. Në një listë e cila i është prezantuar figurojnë parregullsitë në pagesë, respektivisht borxhet e pa paguara në avancat e tërhequra, duke filluar nga një anëtar i Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, që merr 2.500 euro pagë, e deri te deputeti i zakonshëm. që merr rreth 1.200 euro në muaj. Në këtë listë problematike figurojnë emrat e Ibrahim Gashit- anëtar i Kryesisë së Kuvendit nga AKR-ja, Lutfi Hazirit- nënkryetar dhe shef i Grupit parlamentar të LDK-së, Njomëza Eminit- deputete e AKR-së, Donika Kadës- deputete e AAK-së, Enis Kervanit- deputet i Partisë Demokratike Turke të Kosovës dhe Ramadan Avdiut- deputet i PDK-së. Burime brenda thesarit kanë deklaruar se ka pasur borxhlinj të avancave edhe nga një pjesë e stafit të Kuvendit të Kosovës që ka qenë në udhëtime zyrtare jashtë vendit, në përbërje të delegacionit të deputetëve, por atyre në marrëveshje me Kuvendin u janë ndalur shumat e avancave nga të ardhurat personale. Kjo gjë nuk po bëhet edhe për deputetët. (S. Ahmeti, KosovaSot)
Shtuar më 17/10/2008, ora 15:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori