Ja cilët janë 4 deputetët e rinj që bënë sot betimin
Pëlqej
Katër deputetë të rinj janë betuar në senacën e sotme të Kuvendit pas lënies së mandatit nga ana e katër ministrave të qeverisë Rama. Në fillim të procedurës, në emër të Këshillit të Rregullores dhe Mandateve, deputetja Vasilika Hysi paraqiti raportin përkatës. Hysi vlerësoi sidomos përfshirjen në parlament të tre grave deputete, numri i të cilave në Kuvend tashme shkon në 23 ose 20 për qind të numrit të të zgjedhurve në parlament.

Më pas deputetët e rinj, Erjeta Alhysa, Ervin Bushati, Luljeta Arapi dhe Anila Agalliu përsëritën tekstin e betimit. /albeu.com/

Shtuar më 25/09/2014, ora 11:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori