Ja çfarë thotë Tahiri pas rrëzimit të denoncimeve të Zaganit
Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka reaguar pasi denoncimet e ish-shefit të Anti-drogës Dritan Zaganit u hodhën poshtë nga ana e prokurorisë.

Kjo do të thotë se prokuroria ka pushuar një çështje, ku flitej se Tahiri ishte i implikuar në trafikun e drogës.

"Tani qe prokuroria vertetoi genjeshtrat e policit ne arrati, shqup-it i humbi edhe llumi i rrenave. Ky eshte nga ato rastet kur genjeshtra te perplaset ne fytyre, e shqupistave u eshte nxire faqja tashme. Politika qe ndertohet mbi te verteta, ka vlere gjithmone. Genjeshtra eshte grykse, nuk ngop kurre. Kjo vlen dhe per shqupistat", shkruan Tahiri.

Shtuar më 22/01/2016, ora 20:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori