Kreu i demokristianëve,
Nard Ndoka ka komentuar emërimin e Shpëtim Idrizit si nënkryetar të
Kuvendit të Shqipërisë.
Ndoka shprehet se fakti që Ilir
Meta dhe Shpëtim Idrizi i përkasin besimit islam, prishin balancat
fetare të përfaqësimit.
Ja çfarë shkruan Nard Ndoka në Facebook
Rrokadë në kryesinë e
Kuvendit! Ngjitet Idrizi, ulet Dule! 'Islamizohet' më tej drejtimi i
Kuvendit të Shqipërisë, Z.
Meta i njohur si nje praktikant bektashi (Baba
Meta), tashmë do të ketë ndimes te tij Idrizin, një praktikant i besimit islam (verejtur kohet e fundit në radhet e para në xhami duke u falur).
Doreheqja e Dules, vjen fill pas votimit të Idrizit, dorheqje morale dhe politike, që vështirson poziten e kryesisë së
Kuvendit duke prishur imazhin nderkombetar dhe perfaqësimin real te deputeteve në Kuvend, ballancat
fetare te ruajtura me kujdes nder vite në drejtimin e shtetit dhe Kryesinë e
Kuvendit.
'Kauza' per çeshtjen çame po kthehet ne nje problem provokues per bashkjetesen
fetare dhe perfaqesimin e minoriteteve në institucione! /albeu.com/
Shtuar më 21/05/2015,
ora 20:04