Ja çfarë thotë Meta për dekriminalizimin
Kryetari i Kuvendit Ilir Meta ka pranuar konsensunsin midis palëve lidhur mbi draftin e dekriminalizimit.

“Edhe nëse ka ndonjë mendim të ndryshëm kemi të gjithë kohën për ta përmbyllur këtë proces me konsensues. Për fat të keq ne e kemi një zakon që mirëkuptimin e lëmë për minutat e fundit dhe mendoj që kjo pak a shumë ka ndodhur në rastin në fjalë se kjo punë e përbashkët mund të ishte zhvilluar me kohë. Por padyshim që edhe vizita e përfaqesueses se larte te BE shpresoj që të ketë sjellë impulse më pozitive për bashkëpunimin ndërparlamentar pasi edhe ajo vetë e tha se Evropa po ndeshet me sfida të paparashikaura më parë dhe kjo kërkon që vendi ynë të shumëfishkojë forcat e tij dhe të tregojë një vullnet më të madh për të fituar arritje e për të ecur drejt anëtarësimit”,­ tha ai.

Mësohet se PD ka kërkuar edhe që kushdo i cili e plotëson formularin të deklarojë edhe emra që mund të ketë përdorur në shtete të tjera. /Albeu.com/
Shtuar më 03/03/2016, ora 20:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori