Ja çfarë thotë kryepeshkopi Anastas për takimin me Tsiprasin
Kryepeshkopi Anastas është deklaruar lidhur me takimin e zhvilluar me kryeministrin e dorëhequr grek, Alexis Tsipras.

Sipas Anastasit, teksa e ka takuar Tsiprasin, i ka thënë atij se po punon në Shqipëri, me qëllim që në këtë vend "të ketë paqe, harmoni mes njerëzve, pavarësisht dallimeve fetare".

Sipas kryepeshkopit, në këtë takim ka thënë edhe se "Shqipëria është një vend mik për Greqinë dhe se do të kontribojë për paqen mes dy vendeve".

Më tej, thuhet se Tsipras e ka ndjekur me kujdes atë që i ka thënë Anastasi dhe ka deklauar se e ka ndjekur veprimtarinë e Kishës dhe rolin e saj në mesin e besimtarëve shqiptarë. /Albeu.com/
Shtuar më 26/08/2015, ora 19:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori