Ja çfarë thotë Kastriot Dervishi për kërkesën e PD dhe LSI për Presidentin Meta
PD-ja dhe LSI janë bërë bashkë në një kërkesë të fortë për presidentin e vendit.

Deputetët e PD dhe LSI i janë drejtuar më një letër presidentit të vendit Ilir Meta, duke i kërkuar publikimin e të dhënave të mbledhjës së Këshillit të Sigurisë, mbajtur me 11 nëntorin e shkuar nga Nishani.

Por historiani Kastriot Dervishi ka publikuar disa të dhëna që duhen ditur në lidhje me deklasifikimin e dokumenteve.

Nga Kastriot Dervishi

Si bëhet deklasifikimi i dokumenteve

Disa deputetë të PD-së i kërkuan sot Presidentit të Republikës ndërmarrjen e veprimeve për deklasifikimin e dokumenteve të mbledhjes së Këshillit të Sigurisë Kombëtare zhvilluar para një viti në lidhje me çështjet e kultivimin e lëndëve narkotike.

Meqenëse jam marrë prej vitesh me trajtimin e këtyre çështjeve, për ata që kanë interes, mund të lexojnë si më poshtë.

Deklasifikimi është ndryshimi i autorizuar i statusit të informacionit nga iklasifikuar në të zakonshëm. Zhvlerësimi është zbritja një shkallë e nivelit të klasifikimit (p.sh. nga tepër sekretsekret).

Një dokument cilësohet i klasifikuar kur përmban nivelet e klasifikimit që janë: tepër sekret, sekret, konfidencial, i kufizuar; si dhe afatin përkatës.

Deklasifikimi si akt administrativ kolegjial bëhet me vendim të Komisionit për Deklasifikimin dhe Zhvlerësimin (KDZH), i cili formohet sipas VKM-së nr.124, datë 15.3.2001 “Për deklasifikimin e zhvlerësimin e informacionit të klasifikuar sekret shtetëror, që ndodhen në rrjetin kombëtar të arkivave” dhe përbëhet nga së paku 5 veta.

Kanë komisione deklasifikimi të gjitha institucionet që janë autoritete klasifikimi si dhe kanë arkiv, përkatësisht: Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, Ministria e Brendshme, Ministria e Drejtësisë, Ministria e Mbrojtjes, Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme, SHISH, Presidenti i Republikës, Kuvendi i Shqipërisë.
Deklasifikimi nuk mund të ndodhë vetiu, d.m.th. me plotësim afatesh kohore, por vetëm me vendim të KDZH-së.

Si rregull, pritet që të mbarojë afati i klasifikimit e pastaj shqyrtohet në mund të kryhet apo jo deklasifikimi. Por neni 13 i ligjit nr.8457, datë 11.2.1999 “Për informacionin e klasifikuar sekret shtetëror”, i jep të drejtë autoritetit deklasifikues që të marrë vendim edhe para afatit.

Neni formulohetkështu: “Në raste të veçanta, informacioni i klasifikuar, mund të deklasifikohet kur publikimi i tij diktohet nga interesa shtetërorë më të rëndësishme se nevoja për ta mbajtur atë të klasifikuar”.

Konkretisht Presidenti i Republikës, pas kërkesës së deputetëve të PD-së, nëse e sheh të arsyeshme, mbledh KDZH-në, e cila merr shqyrton materialin dhe del me një vendim.

Në rast se në dokumentet që kërkohet të deklasifikohen janë dorëzuar raporte me shkrim nga institucione të tjera (si p.sh. SHISH), duhet patjetër që në KDZH të bëjnë pjesë si anëtarë të jashtëm edhe përfaqësues të këtyre institucioneve.

Në rast se jo, KDZH-ja e Presidentit është vendos për deklasifikimin, duke njoftuar DSIK-në pas vendimit.
Shtuar më 08/11/2017, ora 18:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori