Ja çfarë thotë familja Çapja për sulmin e ndodhur tre ditë më parë në Elbasan
Në rrëfimin e saj familja Çapja nga Elbasani pretendon se është terrorizuar nga forcat e Policisë së Shtetit dhe FNSH-ja. Ngjarja sipas tyre ka ndodhur të mërkurën pasdite, ku punonjësit e policisë kanë qëlluar ndaj tyre me armë zjarri pa asnjë paralajmërim dhe kur nuk kishin asnjë shenjë indetifikuese si dhe më pas kanë ushtruar terror.

Reagiomi i familjes ka ardhur pasi, policia mbrëmjen e së mërkurës arretoi dy prej pjesëtarëve të kësaj familje dhe gjashtë persona të tjerë pasi pati një shkëmbim zjarri mes tyre dhe policisë.

Rreth orës 17 të pasdites një makinë me xhama të zinj, njeri nga katër personat që ndodhej në automjet nxori dorën jashtë duke filmuar me një kamër dorë.

Dhe pa paralajmeruar askënd qëllojnë në drejtim të biznesit me armë zjarri nga makina e përbërë nga katër persona.

Makina dhe personat të cilët ndodheshin në automjet nuk kishin asnjë shenjë dalluese që të tregonte se ishin punonjës të policisë. Pas pak sekondash afrohet reparti i FNSH te maskuar qe ndodheshin pak metra larg nga automjeti privat dhe qellojne ne menyre te pa kontrolluar.

I është vënë nënave pistoleta në gjoks duke e kërcënuar me vdekje, madje një nga personat e maskuar ka ushtruar dhunë ndaj një antare të kësaj familje që është e diagnostikuar me tumor në gjoks dhe është duke kryer kimio-terapi, madje duke i drejtuar dhe një armë automatike në drejtim të gjoksit.

Gjithashtu ndaj Ferit Mucës njerit nga të plagosurit të muajit shkurt i cili është i dëmtuar rëndë në trup dhe ndodhet në regjim shtrati është tërhequr zvarrë nga dhoma ku ndodhej deri në oborrin e banesë e tij.

Ndaj pronarit të hotel “Univers”, FNSH ka qëlluar drejt për ta ekzekutuar pa paralajmerim, por fatmirësisht falë një makine që ndodhej aty pranë ai ka shpëtuar duke u fshehur dhe plumbat kanë përshkruar makinën tip “Benz” ngjyrë të zezë.

Deri rreth orës 00:00 të ditës së enjte asnjë nga familjaret e kësaj familje nuk është lejuar të futet në banesat e tyre, madje nuk kanë qenë prezent edhe gjatë kontrolleve të ushtruara ndaj pronave dhe shtëpive të pjestarëve të familjes Çapja.

Veç armëve në të gjithë biznesin dhe në shtëpitë e familjes Çapja është ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike duke filluar tek femijët 1 vjeç e deri tek të moshuarit e kësaj familje.

Gjithashtu klientët e huaj të hotel “Univers”, theksojnë shtetasit e huaj janë dhunuar psikologjikisht duke mos i sqaruar për atë çfarë kërkonin të bënin forcat e maskuara të policisë.

Prej muajit shkurt kur ndaj familjes Çapja është qëlluar nga katër persona të veshur me uniforma policie, ku humbën jetën dy antarë të kësaj familje, ato janë ndjerë të kërcënuar dhe të rrezikuar.

Sqarojmë se nga fillimi i ushtrimit të dhunës rreth orës 17:00 e deri në orët e vona të natës policia veç ushtrimit dhunës dhe terrorit ndaj nënave, fëmijëve dhe pjestarëve të kësaj familje nuk ka sqaruar arsyet dhe motivet e kësaj bastisje.

Po ajo që duhet theksuar është fakti se avokatët e familjes nuk i kanë dhënë asnjë informacion dhe pse janë gjendur përpara komisariatit nga ora 21:00 deri në orën 02.00 të këtij ambjenti.

As qoftë ndaj avokatëve të familjes Çapja, si dhe i kërkojmë trupit diplomatik të akredituar në Tiranë të ndërmarrë veprimet e duhura përkundrejt terrorit të shkaktuar në ambjentet e resortit duke i vënë në dispozicion listën emërore të të gjithë klientëve të huaj të cilët mund të dëshmojnë gjithçka të ndodhur (mbi 25 të huaj)

Sikurse pas sulmit të qëllimshëm dhe të paramenduar me armë ndaj pronarit të këtij resorti Ardjan Copja nga forcat e rendit, i cili nuk bëri rezistencë dhe i paarmatosur, ky i fundit lihet për një kohë të gjatë pa ndjenja i shtirë në tokë nga gjendja e shokut ndërkohe që forcat e rendit e zhvishnin dhe mblidhnin gezhojat të qëlluara nga po vetë armët e tyre për të zhdukur provat.

Pamjet e kësaj ngjarje janë të filmuara nga kamera amatore te shumë klientëve prezent në ato momente. Disa prej tyre nën kërcënimin e armëve i janë thyer aparatet smartphone gjatë regjistrimit

Çdo klient present në bar një pjesë e mirë të shoqëruar nga femijë është kërcenuar me armë dhe janë detyruar me dhune të shtrihen në tokë….shumë prej tyre e dëshmojne këtë të fundit. /albeu.com/
Shtuar më 10/06/2016, ora 08:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori