Ja çfarë thotë Elvis Rroshi menjëherë pas arrestimit
Kryebashkiaku i Kavajës, Elvis Rroshi, e konsideron kriminal arrestimin e tij, duke theksuar se nuk mund të arrestosh një person për deklarim të rremë pa e provuar më parë se është i tillë.

Në një reagim në Facebook, ai shkruan se mirëpret ballafaqimin me drejtësinë e Sali Berishës për të provuar sipas tij gjithë pafajësinë.

Rroshi thotë se kishte kontaktuar me avokatë italianë dhe që ishin të skandalizuar me gjithë këto sulme, duke shtuar se Prokuroria nuk ka provuar asgjë përveç atyre që ka deklaruar vetë. Rroshi thotë se dëbimet nga Zvicra janë bërë pa dënime.

Reagimi i plotë:

E mirepres ballafaqimin me drejtesine e Sali Berishes dhe do te provoj gjithe pafajesine time per kete poshtersi. Kam angazhuar avokate te njohur italiane qe jane skandalizuar me gjithe kete sulm ordineresh ndaj meje. Ata me kane siguruar se kjo eshte dicka e pabesueshme dhe betejen sado e gjate te jete do ta fitojme.

Prokuroria nuk ka provuar asgje pervec atyre qe kam deklaruar vete. Me akuzojne per nje fakt qe e kam ekspozuar vete publikisht dhe qe per drejtesine italiane eshte nul.

Me akuzojne per debime ku jam debuar si mijera emigrante te tjere ne tufe po ku nuk kam bere asnje gjyq dhe s’kam marre asnje denim.

Le te me akuzojne per cfare te duan tjeter. Ky arrestim eshte kriminal sepse nuk mund te arrestosh njeriun per deklarim te rreme pa e provuar qe ka qene i tille. S’ka problem une jam mesuar me padrejtesira dhe kam lindur per t’i mbijetuar cdo padrejtesie.

E sigurte eshte qe Kavajen Sali Berisha nuk ka per ta marre me edhe sikur shtate pashe nen dhe te me fusin mashat e tij.
Ketu do jemi!
Shtuar më 13/06/2016, ora 19:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori