Ja çfarë tha Rama në "Shqip" për eksodin, papunësinë dhe qeverisjen
Kryeministri i vendit Edi Rama ka qenë i ftuar në emisionin “Shqip” të Rudina Xhungës.

Rama iu ka dhënë përgjigje një sërë pyetjesh të gazetares së mirënjohur.

Rama ka thënë se rezultatet e qeverisjes nuk mund të shihen tani, por se që ata të mund të shihen realisht duhet kohë.

Ndërkaq, Rama ka vlerësuar figurën e Veliajt, duke thënë se ai është kandidati i duhur për Bashkinë e Tiranës.

Rama foli edhe për opozitën, duke thënë se Basha dhe politikanët në opozitë kanë fjalë, ndërsa qeveria ka punë.

Edi Rama ka folur edhe për punësimin, duke thënë se qeveria po punon me mish e me shpirt për të punësuar sa më shumë njerëz.

Më tej ai ka theksuar se shteti nuk mund të ndërtohet për vetëm 18 muaj.

Sa i përket largimit të shqiptarëve, Rama vlerësoi se fluksi ka qenë artificial dhe se ata që ikin po kthehen normalisht në vendin e tyre. /albeu.com/



Shtuar më 27/04/2015, ora 22:34

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori