Ja çfarë tha Emiljano Shullazi në polici
Ish kryeministri Sali Berisha ka thënë se Emiliano Shullazi kishte kërcënuar Mynyr Konin, kandidatpër rektor në Universitetin e Tiranës.

Ka mjaftuar kjo deklaratë e Berishës që policia ta shoqëronte Shullazin në ambjentet e komisariatit.

Shullazi ka thënë në polici se nuk e njihte Mynyr Konin dhe as që e kishte kërcënuar.

"Nuk e njoh dhe as që e kam kërcënuar" ka thënë Shullazi përpara oficerëve të policisë.

Policia ka ushtruar kontrolle edhe në banesën e tij tek "Rruga e Kavajës".

Shullazi njihet si person problematik në të kaluarën dhe me precedent panel. /Albeu.com/
Shtuar më 16/04/2016, ora 23:04

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori