Ja çfarë surprize i bëri ministri Klosi gruas që u dhunua në mes të Vlorës
Ministri i Mirëqenies Sociale, Blendi Klosi dhe kryetari i Bashkisë së Vlorë, Dritan Leli, në mënyrë simbolike i kanë dhënë çelësat e shtëpisë se re, Marsela Çaushajt, e cila u dhunua pak ditë më parë në mes të Vlorës nga ish-bashkëshorti.

Marsela dhe tre fëmijët do të jetojnë në një shtëpi të re, qiraja e se cilës do t’i paguhet.

Gjithashtu Marselës i është siguruar pune. Ministri Klosi pas inaugurimit të shtëpisë, tha se ky është një rast për t’i bërë apel çdo gruaje, të mos heshtë, të denoncojë dhunën. Do të bëhet gjithçka për të mbështetur gratë në nevojë, viktima të dhunës. /Albeu.com/


Shtuar më 15/06/2016, ora 18:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori