Ja çfarë shkruajnë mediat e huaja për protestën e PD
Mediat e huaja kanë pasqyruar protestën e opozitës të mbajtur sot. Në fokus vihet re përleshja ku opozita është përplasur me policinë.

Sipas BBC, ka pasur përleshje të forta mes protestuesve dhe policisë. “Mijëra shqiptarë kanë goditur me gurë policinë dhe kanë dhunuar disa institucione të rëndësishme në vend. Ata kanë gjuajtur me gurë edhe kryeministrinë, duke kërkuar dorëheqjen e Edi Ramës, kryeministrit të vendit”, shkruan BBC.

Ndërsa NY Times shkruan se opozita shqiptare ka pushtuar rrugët duke kërkuar rrëzimin e qeverisë. “Në protestën e mbajtur në 25-vjetorin e Ditës së Rinisë, opozita ka kërkuar largimin e qeverisë që e quan të korruptuar. Protestuesit kanë hedhur vezë dhe gurë drejt kryeministrisë”, shkruan NY Times. /albeu.com/

Shtuar më 08/12/2015, ora 16:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori