Ja çfarë nuk keni parë në studion e Fevziut (VIDEO-FOTO)
Pëlqej
Blendi Fevziu e ka nisur mbarë sezonin e ri të "Opinion" pasi në netët e para ai ka ftuar disa nga krerët më të lartë të politikës shqiptare. Këtë të enjte ai kishte ftuar, kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha.

Por çfarë ndodh pas kuintave të këtij emisioni. Aty vihen re personazhet e Fevziut ashtu sikurse nuk duken ditë për ditë në ekran. Basha duket duke qeshur dhe duke bërë grim. Rama e gjen Fevziun duke regjistruar një spot për emisionin. Por nderin e Klanit e ruan Aleksandër Frangaj, i cili del deri tek dera për të pritur kryeministrin. Po ashtu Frangaj shoqëron deri në studio edhe presidentin Nishani. /albeu.com/
Shtuar më 27/09/2014, ora 11:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori