Ja çfarë ka thënë gjyqtari Çobo në prokurori
Gjyqtari i Beratit, Shyqyri Çobo, në daljen e tij para prokurorisë e ka mohuar akuzën e ngritur ndaj tij nga Prokuroria e Krimeve të Rënda. Pas administrimit të kallëzimit të bërë nga gruaja 32-vjeçare, Prokuroria ka këqyrur telefonin e saj celular dhe ka konfirmuar vërtetësinë e denoncimit.

"Në mesazhet e dërguara nga gjyqtari konstatohet qartë tendenca e tij për të bindur kallëzuesen që të krijonin një lidhje intime", bëri me dije Prokuroria.

Për këtë arsye, grupi i hetimit i Krimeve të Rënda ka vendosur të thërrasë vetë gjyqtarin e denoncuar për ta marrë në pyetje në lidhje me akuzat e gruas. Gjyqtari Shyqyri Çobo, sipas Prokurorisë, e ka mohuar akuzën duke thënë se gruaja që e paditi, I. T., ka qenë thjesht një palë në një gjyq të zhvilluar prej tij.

"I pyetur si person nën hetim nga Prokuroria për Krime të Rënda, i dyshuari e ka mohuar faktin se mesazhet e tij kanë pasur si qëllim kërkimin e favoreve seksuale dhe se nuk ka pasur raporte jashtëgjyqësore me të pandehurën", bëri me dije dje Prokuroria e Krimeve të Rënda.
Shtuar më 30/06/2016, ora 09:06

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori