Stoltenberg: Duhet të jemi gati për të bërë më shumë, NATO ka forcuar mbrojtjen

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka dalë në një deklaratë nga selia e NATO-s në Bruksel.

Ai thotë se pushtimi ka shkaktuar vuajtje të mëdha dhe argumenton se udhëheqësit perëndimorë duhet “të qëndrojnë të gatshëm për të bërë më shumë, edhe nëse kjo do të thotë se duhet të paguajmë një çmim, sepse jemi në këtë për një kohë të gjatë”.

“Bota do t’i kërkojë llogari Rusisë dhe Bjellorusisë për veprimet e tyre. Rusia si agresore, Bjellorusia si mundësuese”, thtoi më tej ai.

Stoltenberg thotë se objektivat e Kremlinit nuk janë të kufizuara në Ukrainë dhe vëren se Rusia ka kërkuar marrëveshje ligjërisht të detyrueshme për të ndalur më tej.

Ai u shpreh gjithashtu se NATO ka vendosur elementë të forcës së saj të reagimit të shpejtë në tokë, det dhe në ajër.

Sipas tij, blloku i sigurisë tashmë ka forcuar mbrojtjen dhe se SHBA, Kanadaja dhe vendet evropiane kanë vendosur tashmë mijëra trupa në rajon.

Më shumë se 100 avionë luftarakë janë duke operuar tani në 30 lokacione mbrojtëse në Evropë, të shoqëruar nga më shumë se 120 anije dhe tre grupe sulmuesish, thotë Stoltenberg.

Ai thekson se forcat do të mbrojnë “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” dhe shton se do të vazhdojë të ofrojë mbështetje për Ukrainën, si dhe kombet e tjera në rajon të kërcënuar nga Rusia – duke përfshirë Gjeorgjinë, Moldavinë dhe Bosnjën./albeu.com


Shtuar 25.02.2022 19:09