Aksioni për të kapur Talo Çelën, policia dhe prokuroria e Elbasanit në konferencë urgjente (VIDEO)

Policia e Shtetit del në konferencë urgjente për të dhënë detaje mbi superaksionin e zhvilluar dje nga RENEA në Elbasan, ku kërkohej Talo Çela dhe ku u arrestua Kelmend Xhaferri.

“Në orën 11:15, do të ketë konferencë për shtyp nga Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, e cila do të zhvillohet nga Drejtori i DVP Elbasan dhe Prokurori i Rrethit Gjyqësor Elbasan”.

Të dhënat konfidenciale konfirmuan se informacioni i parë kishte të bënte me vendndodhjen e Suel Çelës dhe të Talo Çelës, por në vazhdën e shoqërimeve të personave të dyshuar, Policia ka hasur edhe në një tjetër emër që për ta do të thoshte shumë.

Bëhet fjalë për Kelmend Xhaferrin, njeriun që u përfshi në konfliktin e përgjakshëm të Elbasanit, 4 ditë para zgjedhjeve të 25 prillit të 2021-shit.

I armatosur gjer në dhëmbë, ditën kur u vra Pjerin Xhuvani, ai hapi zjarr mbi furgonin e grupit të “Ruajtjes së votës”.

Pyetje: A ishte talo cela një person që po kërkonit dje dhe a dështoi operacioni?

Policia: Hetimet për çdo person të kërkuar janë intensive në rrugën e duhur dhe do ketë rezultate në këtë drejtim.