Betohet Gledis Nano, nga sot kryepolici i Shqipërisë (VIDEO)

Nga sot, Drejtor i Përgjitshëm i Policisë së Shtetit është shtetasi Gledis Nano.

Nano mori sot detyrën pas dorëheqjes së Ardi Veliut nga ky pozicion.

Më parë, Gledis Nano ka mbajtur detyrën si shefi i Antiterrorit në Shqipëri.

Gjatë betimit të tij, Nano nuk mohoi meritat e Ardi Veliut duke shtuar se do ta mbajë me nder flamurin e Policisë së Shtetit.

Gledis Nano: Në nderim tim personal betohem për të mbajtur me nder flamurin e Policisë së Shtetit, betohem. Besimi i detyrës së kryepolicit të shtetit më ngarkon me përgjegjësi.

Ndaj gjej rastin së pari t’ju shpreh një falenderim të posaçmë ministrit të Brendshëm dhe kryeministrit të vendit. Profesioni nuk ishte i zgjedhur si detyrë karriere por profesion i frymëzuar nga babai im, ish-efektiv i policisë së shtetit. Puna e lënë nga Ardi Veliu ka nevojë për tu çuar përpara.

Do të bëjmë maksimumin për të arritur. Në të njëjtën kohë kërkoj prej tyre që të konsiderojnë organizatën tonë si një partner, bashkëpunimi me policinë sa vjen e forcohet më shumë. Ne synojmë një polici më të trajnuar, me kapacitete të shtuara, bazuar në meritokraci. /albeu.com/


Shtuar 7.10.2021 10:05