Ja çfarë do organizojnë socialistët e Kavajës për Roshin
Elvis Roshi dha dorëheqjen teksa pranoi se ka qenë i dënuar në Itali kur ishte minoren, pa dijeninë e tij. Por socialistët e Kavajës janë në krah të tij, pavarësisht vendimit të papritur.

Kreu i PS-së në Kavajë, Gentian Daja, njofton se socialistët e Kavajës do të dalin sot rreth orës 19:00, në një tubim në mbështetje të kryebashkiakut të dorëhequr.

"Sot ne oren 19.00, para Bashkise Kavaje, do dalim te gjithe sebashku ne mbeshtetje te mikut tone te perbashket, Elvis Rroshit, personit qe i dha Kavajes fytyre te re, gjalleroi qytetin, ndryshoi mentalitetin e institucionit dhe kerkoi pafundesisht mbeshtetjen e qeverise per vendin e tij.

Gjithsecili eshte i ftuar te jete se bashku me ne ne kete moment qe nuk eshte fundi, por fillimi i rruges sone". /albeu.com/
Shtuar më 31/05/2016, ora 15:58

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori