Tmerr në Tiranë! 47-vjeçari ngacmon sek*ualisht të miturën, dhunon djemtë dhe i futet me forcë komshies në shtëpi

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 47-vjeçar pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetasje të mitur në këmbim të marrëdhieve seksuale.

Por jo vetëm kaq, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj.

NJOFTIMI I POLICISË:

Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 3 u bë arrestimi në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” “Ngacmim seksual” “Mbajtja pa leje e armëve të ftohta” dhe “Dhunim i banesës” i shtetasit S. G., 47 vjeç, i dënuar më parë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Plagosje e lehtë me dashje” pasi dyshohet se i ka ofruar para një shtetaseje të mitur në këmbim të marrëdhënieve seksuale.

Gjithashtu, ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike ndaj dy djemve të tij si dhe ka hyrë me forcë në banesën e një komshie të tij dhe ka ushtruar dhunë fizike dhe ndaj saj. Gjatë kontrollit fizik iu gjet dhe iu sekuestrua një dorezë metalike.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme. /albeu.com/

 

 


Shtuar 25.08.2021 13:11