Ja batuta e radhës nga Rama ndaj ambasadorit austriak
Pëlqej
Pas batutës në ditën e parë të shkollës teksa komplimentonte për modelin e ri të flokëve nxënësit e shkollës së mesme, Rama nuk di të ndalet.

Kryeministri i cili shquhet për fjalët e zgjedhura, ka hedhur një tjetër batutë, kjo në drejtim të ambasadorit austriak.

Rama ka bërë pak humor me ambasadorin e Austrisë në Shqipëri, Thomas Schnoll, duke e vlerësuar për kontributin e vendit të tij në hapjen e shkollës së re profesionale austriake “Herman Gmeiner” në kryeqytet.

“E falenderoj ambasadorin, tha Rama në fund të fjalës së tij, i cili e ka ndjekur heroikisht e me durim fjalimin tim, sepse nuk di asnjë fjalë në shqip”, duke shtuar me humor se po të ishte një shqiptar në vend të tij, me siguri do të fliste tërë kohën në telefon. /albeu.com/
Shtuar më 17/09/2014, ora 10:38
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori