Ja akuzat që rëndojnë mbi Shullazin
Prokuroria e Krimeve të Rënda ka nisur hetimet ndaj Emiliano Shullazit pas denoncimit nga ana e një biznesmeni për një sipërfaqe parkimi 1.200 metra katrorë në Tiranë.

Hetimet kanë nisur qysh në muajin shkurt pas denoncimit në polici nga ana e Arjan Zikës.

Për Emiljano Shullazin, Gilmando Danin dhe Blerim Shullazin rëndojnë akuzat e pjesëmarrjes në organizatë kriminale, gjobëvënie dhe shkatërrim i pronës.

Mësohet se Shullazi ishte mbajtur nën përgjim prej tre muajsh lidhur me akuzat të cilat i kishte ngritur biznesmeni por jo vetëm.

Nga hetimet e Prokurorisë rezulton se Shullazi ka vendosur gjoba kundër biznesmenëve të ndryshëm por se këta nuk kanë raportuar në polici.

Ndërkohë më 2015 ambasadori Lu kishte thënë tërthortazi për Shullazin se edhe pse mbi të rëndon akuza e vrasjes dhe e trafikut të drogës, nuk është çuar përpara drejtësisë. /Albeu.com/
Shtuar më 17/04/2016, ora 20:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori