Ja aktivitetet që u organizuan në Ditën Kombëtare të Trashëgimisë (FOTO-LAJM)

Pëlqej
Ne diten kombetare te trashegimise DRKK Durrës, në bashkëpunim me Bashkinë Durrës dhe DAR, Durrës, si dhe me faktorë të tjerë lokale të trashëgimisë kulturore organizuan aktivitetin në Qendrën Historike të Durrësit. Shkolla “Gjergj Kastrioti”performoi me një shfaqje me këngë të vjetra shqiptare dhe të rinj veshur me kostume të epokës.

Bulevardi ishte i 'pushtuar' nga shkolla “Jan Kukuzeli”, me këngëtarë, performues, art vizual, instrumentistë, etj, ndersa Rotonda mirepriti tregun e vjetër bizantin, ku u promovua trashëgimia jomateriale, artizanati, kulinaria e zonës.

Ndërsa në Shkodër u hap një ekspozitë pikture nga piktorë dhe skulptorë shkodranë; në Durrës u zhvillua “birësimi” i monumenteve të kulturës nga nxënësit e shkollave 9-vjeçarë dhe gjimnazeve. Në Berat, veç aktiviteteve të tjera, u hapën punimet restauruese në shtëpinë Haxhistasa, shpallur monument i kategorisë së parë. Aktivitete patiedhe në Vlorë, Korçë, Gjirokastër e Tepelenë. /albeu.com/
Shtuar më 30/09/2014, ora 13:37
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori