Ja akset rrugore në vend ku kalohet me zinxhirë
Reshjet e dendura të borës kanë shkaktuar bllokimin e disa akseve rrugore. Në disa akse nacionale ka pasur vështirësi në qarkullim, duke bërë të detyrueshëm përdorimin e zinxhirëve për automjetet.

Tiranë-Akset e Qarkut të Tiranës qarkullohen pa zinxhirë.
Segmenti Qafë Priskë – Qafë Mollë, i kalueshëm pa zinxhirë.
Me zinxhirë qarkullohet vetëm në segmentin e fundit të këtij aksi Qafë Mollë – Bizë. Me zinxhirë qarkullohet edhe në segmentin Vilat Qeveritare – Antena Dajt. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Durrës- Në Qafë Shtamë dhe në Sarisalltik qarkullimi bëhet pa zinxhirë. Po punohet me hedhje kripe, për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Elbasan-Në aksin Elbasan – Qafë Thanë, është bërë pastrimi i aksit dhe është hedhur kripë, 3 tonë kripë, për shkak të ngricave. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë. Aksi Elbasan – Gjinar po pastrohet dhe kriposet në vendet ku ka ngrica. Kalimi pa zinxhirë.

aksin Librazhd – Steblevë, segmenti Lunik - Steblevë qarkullimi kryhet pjesërisht me zinxhirë për shkak të ngricave. Janë hedhur 2 tonë kripë. Dalja e Tunelit – Elbasan nuk ka probleme për qarkullimin. Është pastruar dhe spërkatur me kripë. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Berat-Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Vlorë-Në aksin Vlore - Llogora dhe Llogora – Palasë – Sarandë vazhdon puna për pastrimin dhe kriposjen e aksit. Qarkullimi është pa zinxhirë.

Aksi Qafa e Dushkut – Kuç, qarkullohet me zinxhirë. Mjetet janë duke bërë pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës dhe skorjeve. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Gjirokastër- Në aksin Jorgucat - Muzinë – Sarandë qarkullimi është pa zinxhirë. Akset Gjirokastër – Kakavijë dhe Tepelenë – Gjirokastër qarkullohen me zinxhirë, nga prezenca e akullit në segmente të caktuara. Rrugët janë të hapura në të dyja korsitë. Po vazhdon puna në këto akse për pastrimin dhe hedhjen e kripës.

aksin Valare - Erind – Çajup, segmenti Valare – Çajup kalohet me zinxhirë. Segmenti Erind - Çajup e bllokuar. Në punë janë dy mjete që po punojnë. Aksi Ura e Leklit – Përmet – Çarshovë – 3 Urat, qarkullohet me zinxhirë.

Segmenti Përmet – Çarshovë ka qenë i bllokuar. Me zhinxhirë kalohen 10 km e para të këtij segmenti. Po vazhdon puna për hapjen e tij në drejtim të Çarshovës. Segmenti Çarshovë – 3 Urat është e pakalueshme. Po punohet nga kontraktori.

Aksi Këlcyrë – Përmet ka qenë i bllokuar gjatë natës. Kontraktori po punon për hapjen e tij. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

Korçë Gjatë natës ka rënë rreth 10 cm borë, e cila ka vazhduar të bjerë edhe gjatë paradites. Të gjitha akset e Korçës qarkullohen me zinxhirë, si : Pogradec – Korçë, Korçë - Kapshticë, Korçë - Ersekë, K/Podgorie-K/Liqenas –Dogana Goricë, Libonik –Lozhan-Grabovë, Korçë – Voskopojë, K/Boboshticë – Dardhë, Qafë Thanë (Doganë) – Pogradec. Kontraktorët janë duke bërë pastrimin e akseve dhe hedhjen e kripës. Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjetet borëpastruese dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në vendet ku ka ngrica.

Fier-Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset e këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore.

Lezhë- Në aksin Rrëshen – Tuneli i Thirrës, janë marrë masat për pastrimin dhe hedhjen e kripës. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë, me kujdes, në të gjitha korsitë. Vazhdon puna pa ndërprerje me 6 borëpastruese dhe fuqi punëtore.

Situata e qarkullimit është normale në të gjitha akset tjera të këtij qarku. Nuk ka probleme për qarkullimin. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes sidomos në vendet ku ka ngrica.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Valbonë, arrin deri në 100 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur dhe i pastruar. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhire. Trashësia e borës në aksin Ura e Bujanit – Qafë Morinë, Sopot – Kërn – Tropojë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë duke pastruar aksin. Aksi është i hapur. Është hedhur kripë. Ka prani të erërave të forta. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Bajram Curri – Kam, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Kemi prani të erës së fortë. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.
aksin Tuneli Kalimashit – Dogana Morinë, trashësia e borës arrin deri në 70 cm. Aksi është i hapur. Aksi qarkullohet pa zinxhirë. Firma kontraktore ka bërë pastrimin dhe spërkatjen e aksit me kripë. Puna vazhdon pa ndërprerje për pastrim dhe kriposje me 8 borëpastruese dhe 35 punëtorë.

Trashësia e borës në aksin Kukës – Bushtricë, K/Domaj – Reç, arrin deri në 70 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë.
Aksi Kukës – Ura e Zapodit dhe ka rreth 40 – 50 cm borë. Është bërë pastrimi i aksit dhe kriposja. Qarkullimi pjesërisht me zinxhirë.

Edhe aksi Krumë – Qafë Prush, Plepa – Kam ka rreth 60-70 cm borë (në Qafë Prush). Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Vazhdon puna për pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës për shkak të ngricave.
Trashësia e borës në aksin Shote Galica – Qendër Kukës – Krumë, arrin deri në 50 cm (Në Qafën e Toblit). Mjetet borepastruese janë në gadishmëri. Nëpër kthesa të ekspozuara era e fortë ka mbledhur rreth 2 m borë. Është hedhur kripë për të eleminuar ngricat. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë.

Të gjithë kontraktorët janë në gadishmëri me mjete dhe fuqi punëtore. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

Dibër-Në aksin Kuben - Vasie, ka 50 cm borë, qarkullimi kryhet me zinxhirë. Në aksin Peshkopi - Qafë Drajë, ka 50 cm borë.
Mjetet borepastruese janë në punë. Aksi është i hapur, qarkullimi bëhet me zinxhirë.

aksin Qafë Bualli – Peshkopi – Maqellarë – Bllatë ka rreth 30 cm borë. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Trashësia e borës në Ura – Komsi – Ulëz – Ura e Matit arrin deri në 20 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është I hapur. Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

aksin Ura e Qytezës – Zerqan, Ura e Cerenecit - Steblevë, ka rreth 50 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Në aksin Skuraj – Qafë Bualli qarkullohet pa zinxhirë.

aksin Qafë Bualli - Krastë, ka 35-40 cm borë, qarkullimi bëhet me zinxhirë. Është hedhur kripë për shkak të ngricave. Të zbatohet sinjalistika rrugore. Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka prani të ngricave në rrugë.

Shkoder-Trashësia e borës në aksin K/Hadroj – Qafë Benë – Rrëshen arrin deri në 30cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë
Nuk ka probleme ne qarkullim në aksin Hani i Hotit – Tamarë. Është hedhur kripë nga firma kontraktore. Mjetet janë në gadishmëri dhe po punojnë pa ndërprerje.Qarkullimi kryhet pa zinxhirë.

Trashesia e borës në aksin Fushë Arrëz – Nyja Fushë Dukagjin, arrin deri në 120 cm ( në Qafë Mali). Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë.

Trashësia e borës në aksin Qafë Mali – Fierzë, arrin deri në 50 cm. Mjetet borëpastruese janë duke bërë pastrimin e aksit. Aksi është i hapur. Qarkullimi kryhet me zinxhirë. Ka prani erërash të forta që bëjnë herë pas here bllokimin e rrugës.

aksin Koplik - Dedaj – Bogë, Rruga po pastrohet nga kontraktori. Kalimi në Koplik – Dedaj kryhet pa zinxhirë. Në segmentet Dedaj – Razëm dhe Dedaj – Bogë me zinxhirë pjesërisht. Kurse në segmentin Dedaj – Bogë me zinxhirë për shkak të ngricave dhe erës së fortë. Të gjitha akset po pastrohen dhe është hedhur kripë.

Trashësia e borës në aksin Laç – Vau i Dejës – Fushë Arrëz, arrin deri në 30 – 50 cm. Mjetet borëpastruese janë në punë. Segmentet Q.Qele-Gomsiqe 20 cm borë, segmenti Gomsiqe-Pukë 40 cm borë, segmenti Pukë –Fushë Arrëz 50 cm borë. Mjetet borëpastruese janë në punë.

Aksi është i hapur. Qarkullimi rekomandohet me zinxhirë në segmentin Q.Qelë - Pukë- F,Arrëz, për shkak të temperaturave të ulëta dhe ngricave në rrugë. Të zbatohet sinjalistika rrugore.
Të bëhet kujdes në qarkullim, sidomos në akset ku ka ngricë në rrugë. /albeu.com/


Shtuar më 11/01/2017, ora 15:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori