Ja akset problematike
Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH) dhe Drejtoria e Përgjithshme e Shërbimeve të Transportit Rrugor (DPSHTRR), janë duke ndjekur me kujdes situatën e akseve rrugore pas rreshjeve të dëborës që kanë rënë gjatë ditëve te fundit.

Situata paraqitet e ndryshuar, nga ajo e paradites së sotme, priten ngrica gjatë mbrëmjes për shkak të uljes së temperaturave në akse të caktuara. Bëhet me dije se deri në orën 15:00, situata e kalueshmërisë së akseve rrugore paraqitet si më poshtë:

Qarku Tiranë
akset Trau Dajt–Qafë Mollë–Bizë, Trau Dajt–Antena, Qafë Priskë – Shëngjergj, kalimi kryhet normalisht.

Qarkullimi rekomandohet të kryhet me kujdes me afrimin e mbrëmjes, pasi formohen ngrica në rrugë nga ulja e temperaturave.

Qarku Durrës
Nuk ka probleme në akset e ketij qarku. Të behet kujdes në qarkullim, pasi ka trafik në akset e ketij qarku.

Qarku Elbasan
Aksi Librazhd–Steblevë është i hapur, por ka ngrica dhe kalimi kryhet me zinxhirë. Aksi Elbasan– Gjinar kalohet normalisht, por për shkak të shembjes në Shelcan është i pakalueshëm për mjetet e rënda. Duhen përdorur zinxhirët sidomos në segmentin Lunik–Steblevë. Në akset e tjera të behet kujdes në orët e mbrëmjes nga ngricat në rrugë.

Qarku Berat
Në segmentin Kthesa Gllavë–Antena ka prani të ngricave. Qarkullimi në segmentin Kthesa Gllavë-Antena duhet të behet me zinxhirë.

Nuk ka probleme për qarkullimin e mjeteve në akset e tjera të ketij qarku.Të bëhet kujdes për shkak të fluksit të makinave dhe në segmentet rrugore ku punohet.

Qarku Vlorë
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij qarku. Qarkullimi kryhet normalisht në të gjitha akset. Por në orët e mbrëmjes të bëhet kujdes nga ngricat në aksin e Llogorasë, të merren masa për kalim me zinxhirë.

Qarku Gjirokastër
Nuk ka probleme për qarkullimin në të gjitha akset e këtij Qarku. Rekomandohet ecja e kujdesshme, sidomos në oret e mbrëmjes, pasi me uljen e temperaturave mund të formohen ngrica në akse të ndryshme.

Qarku Korçë
Po vazhdon puna per hedhjen e kripës në ato akse ku ka prezencë të ngricave, pasi temperaturat ulen ndjeshëm me afrimin e mbrëmjes.

Qarkullimi aktualisht kryhet pa zinxhirë në të gjitha akset e qarkut të Korçës. Por në oret e mbrëmjes, nga temperaturat e ulëta ka segmente rrugore ku formohen ngrica. Prandaj rekomandohet që mjetet të jenë të pajisur me zinxhirë.

Qarku Kukës
Eshtë bërë pastrimi i rrugëve, spërkatja me kripë dhe skorje. Disa akse qarkullohen pa zinxhirë. Në akset K.Domaj-Draj Reç dhe Bajram Curri-Kam ka prani ngricash.

Në aksin Bajram Curri – Qafë Morinë, ka ngrica në rruge nga erërat e forta dhe temperaturave të ulëta. Qarkullimi rekomandohet të bëhet me zinxhirë në këto akse: Bajram Curri-Kam dhe K.Domaj – Draj Reç (Rruga e Rinisë), për shkak të temperaturave shumë të ulëta dhe ngricave në rrugë.

Qarkullimi në aksin Bajram Curri – Qafë Morinë rekomandohet të kryhet me zinxhirë.

Qarku Dibër
Vazhdon hedhja e kripës dhe skorjeve për shkak të temperaturave shumë të uleta gjatë natës. Ka prani ngricash në akset Ura e Cerenecit-Steblevë, Peshkopi – Qafë Draj, Qafë Bualli-Krastë. Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në segmentin Ostren i Vogël-Steblevë, në aksin Qafë Bualli-Kraste, dhe në segmentet Muhurr-Qafë Draj(Rruga e Rinisë)dhe Sllovë-Kalaja e Dodës.

Qarku Shkodër
Me afrimin e mbrëmjes temperaturat ulen dhe në zona të caktuara ulen ndjeshëm.

akset Qafë Mali-Flet dhe Qafë Mali – Qafë Shllak formohen ngrica në orët e mbrëmjes. Edhe në aksin e Razmës ka prani ngricash në orët e mbrëmjes.

Qarkullimi aktualisht kryhet pa zinxhirë në të gjithë akset. Të bëhet kujdes nga ngricat në orët e mbrëmjes, pasi temperaturat ulen.

Qarku Fier
Nuk ka probleme për qarkullimin. Të bëhet kujdes në levizje, vazhdon fluksi i madh i lëvizjeve të makinave në superstradën Fier – Lushnje.

Qarku Lezhë
Nuk ka probleme per qarkullimin. Të gjitha akset janë të pastruar. Të gjitha akset aktualisht qarkullohen pa zinxhirë.
Në aksin Rrëshen – Qafë Bënë, ka formim ngricash në orët e mbrëmjes.

Qarkullimi rekomandohet të kryhet me zinxhirë në orët e mbrëmjes ne aksin Rrëshen-Qafë Bënë. /albeu.com/


Shtuar më 05/01/2015, ora 16:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori