Ja 5 universitetet më të mira në Shqipëri
Pëlqej
UPDATE - Grupi më i madh publik kërkimor në Spanjë, CSIC (Consejo Superior de Investigaciones Científicas), ka publikuar në faqen e tyre zyrtare webometrics.info rankimin e universiteteve më të mira në botë për gjashtë-mujorin e parë të vitit 2014, transmeton Portali Albeu.com.

Në këtë rankim, si çdo vit janë përfshirë edhe universitetet shqiptare.

Edhe këtë herë, për të katërtën herë rradhazi, Universiteti Epoka mbetet më lartë i rankuari ndërsa universitet shqiptare në botë.

Universiteti Epoka është rankuar i 3701 në botë dhe i pari në Shqipëri, ndërsa është pasuar nga Universiteti i Tiranës i cili shtë renditur gati tre mijë vende më poshtë, i 6247, Universiteti Politeknik i Tiranës 8716, Universiteti Bedër 9573 dhe Universiteti Luigj Gurakuqi në Shkodër 10132.

Sa i përket universiteteve shqiptare të rajonit, Epoka sërish rënditet e para, ndërsa më pasohet nga Universiteti i Prishtinës 4937, Universiteti i Europës Juglindore (EUJL) 7070 në botë dhe i 4-i në Maqdoni ndërsa Universiteti Shtetëror i Tetovës është rankuar i 11334 në botë dhe i 7-i në Maqedoni.

Në rankimin e Shqipërisë, në pesë vendet e para renditen dy univesitete private, Universiteti Epoka dhe Universiteti Bedër ndërsa tre tjerë janë publik.

Për shkak të aktivitetit vitin e kaluar, në listë akoma janë të renditura edhe universitetet e mbyllura por vihet re një rënie madhe në rankim krahasuar me një vit më parë. /albeu.com/

Pesë Universitet më të mira në Shqipëri:
Rankimi në Shqipëri - Universiteti - Rankimi në botë

1. Universiteti Epoka - 3701
2. Universiteti i Tiranës - 6247
3. Universiteti Politeknik i Tiranës - 8716
4. Universiteti Bedër - 9673
5. Universiteti i Luigj Gurakuqi Shkodër - 10132

Ja linku i rënditjes së plotë: webometrics.info/en/Europe/Albania
Shtuar më 03/08/2014, ora 21:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori