Ja 5 personalitetet myslimane të dekoruara nga presidenti Nishani (FOTO LAJM)

1. Haxhi Vehbi Dibra, dekorohet me “Urdhri i Flamurit Kombëtar”, si kryetar i Kongresit të Dibrës, firmëtar i pavarësisë, kryetari i parë i Kuvendit të Shqipërisë më 1912, ai që dha fetvanë (ligjshmërinë fetare) të përdorimit të flamurit kombëtar, kryemyftiu i parë i Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetari i Parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë. Haxhi Vehbi Agolli (Dibra), (12 mars 1867-24 Mars 1937) ishte klerik mysliman dhe aktivist politik shqiptar. Komuniteti që fitoi njohjen juridike, filloi të botojë revistën e përmuajshme "Zani i Naltë". Ai ndikoi në hapjen e "Medresesë së Naltë" në Tiranë.
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani gjatë darkës së shtruar mbrëmë me rastin e festës së Fitër Bajramit ka dekoruar pesë figura të njohura të komunitetit mysliman.

Katër prej të dekoruarve janë dekoruar pas vdekjes me dekorata të larta ndërsa i pesti, Xhemal Balla për kontributin e tij shumëdimensional dhe aktiv në ditët tona, transmeton Albeu.com.

Ja kush janë pesë personalitetet myslimane të dekoruara nga Presidenti i Republikës:

Haxhi Vehbi Dibra, “Urdhri i Flamurit Kombëtar”, si kryetar i Kongresit të Dibrës, firmëtar i pavarësisë, kryetari i parë i Kuvendit të Shqipërisë më 1912, ai që dha fetvanë (ligjshmërinë fetare) të përdorimit të flamurit kombëtar, kryemyftiu i parë i Shqipërisë dhe njëkohësisht Kryetari i Parë i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Zyber Hallulli, me Urdhrin “Naim Frashëri”, si themelues i Strehës së parë Vorfonore në Tiranë, kryetar i parë i Bashkisë së Tiranës pas pavarësisë.

Hafiz Xhemal Mullai, me Urdhrin “Nderi i Kombit”, si Kryetar i Shoqërisë “Bashkimi” – Stamboll, deputet, nënkryetar i Asamblesë Parlamentare të Shqipërisë, pedagog i Teologjisë në Universitetin e Stambollit, kryetar i Komisionit të Drejtësisë në parlament, ngritës i flamurit në Stamboll për diasporën shqiptare atje.

Hafiz Shaban Saliaj, Medalja e Mirënjohjes “Për merita të veçanta civile”, si kontribues në rikthimin e lirisë së besimit, Myfti i Tiranës, mësues në Medresenë e Tiranës.

Xhemal Balla, Medalja e Mirënjohjes “Për merita të veçanta civile”, për kontributin në arsimi dhe kulturë, botimin e shumë librave, mësues dhe drejtor i Medresesë së Tiranës. /albeu.com/
Shtuar më 06/07/2016, ora 17:18

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori