Ja 15 kandidatët e LSI-së për zgjedhjet lokale
Lëvizja Socialiste për Integrim ka zyrtarizuar pasditen e sotme listën me 15 kandidatët për 15 Bashkitë e vendit, të lëna nga aleati i saj PS.

Kështu në Bashkitë Lezhë dhe Kukës, kryesia e LSI ka rikonfirmuar kryebashkiakët aktualë të saj Tushaj dhe Halilaj.

Kreu i kësaj force politike, Ilir Meta, teksa foli në mbledhjen e Kryesisë tha se angazhimi i LSI-së do jetë i njëjtë në 61 bashkitë e vendit, edhe kur kandidaturat janë të aleatëve të tyre.

Ja emrat e kandidatëve të LSI-së:

1. Kandidat për bashkinë e Lezhës, Viktor Tushaj
2. Kandidat për bashkinë e Gjirokastrës, Zamira Rami
3. Kandidat për bashkinë e Beratit, Petrit Sina
4. Kandidat për bashkinë e Kukësit, Hasan Halilaj
5. Kandidat për bashkinë e Përrenjasit, Miranda Rira
6. Kandidat për bashkinë e Pogradecit, Diana Mile
7. Kandidat për bashkinë e Kuçovës, Selfo Kapllani
8. Kandidat për bashkinë e Bulqizës, Melajim Damzi
9. Kandidat për bashkinë e Cërrikut, Altin Toska
10. Kandidat për bashkinë e Selenicës, Kasem Cenaj
11. Kandidat për bashkinë e Vorës, Luan Sallaku
12. Kandidat për bashkinë e Mallakastrës, Shyqyri Kapllani
13. Kandidat për bashkinë e Skraparit, Nesim Spahiu
14. Kandidat për bashkinë e Delvinës, Rigers Balili
15. Kandidat për bashkinë e Kolonjës, Arben Malo
Shtuar më 15/04/2015, ora 19:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori