4 lojtarë të Barcelonës nuk përfshihen në planet e skuadrës për sezonin e ardhshëm

Janë bërë të njohur emrat e lojtarëve që nuk janë përfshirë në planet e Barcelonës për sezonin e ardhshëm.

Sipas ESPN, bëhet fjalë për mesfushorin Serdgio Busquets, mbrojtësit Gerard Pique, Jordi Alba dhe Serdhi Roberto. Kontratat e Busquets dhe Robertos mbarojnë verën e ardhshme, ndërsa Pique dhe Alba kanë marrëveshje deri në vitin 2024.

Busquets, 34 vjeç, pritet të marrë një vendim për të ardhmen e tij pas Kupës së Botës 2022 në Katar.

Xavi i pëlqen shumëllojshmëria e Robertos, por klubi katalanas do të donte të forconte pozicionin e mbrojtësit të djathtë dhe mesfushës, nëse jo në janar, atëherë verën e ardhshme.

Situatë e vështirë me Pique, i cili do të mbushë 36 vjeç në janar dhe 33-vjeçarin Alba. Kontratat e tyre zgjasin edhe për 18 muaj të tjerë dhe, përveç pagës së madhe, u detyrohen shuma të konsiderueshme në formën e pagesave të shtyra. /G.D albeu.com/