Gjykata lë në burg 50-vjeçarin në Durrës pasi abuzoi me mbesën, e reja: Pranova me dëshirë në fillim

Gjykata ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” ndaj 50-vjeçarit Festim Haderi që ka abuzuar seksualisht me mbesën e tij 27 vjeç.

Kujtojmë se arrestimi i tij u bë dy ditë më parë nga specialistët për Hetimin e Krimit, pasi ishte i shpallur në kërkim për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona në gjini ose kujdestari”.

27-vjeçarja në dëshminë e saj ka thënë se në fillim ka pranuar me dëshirë, më pas ka kërkuar ndërprerjen e marrëdhënies.

“Disa kohë më parë kemi patur një raport bashkë. Vazhdoi për disa kohë me pëlqimin e të dyve. Më pas unë reflektova dhe kërkova ta ndërprisnim lidhjen. Por, ai u bë keq dhe më kërcënonte se do ti tregonte familjes time për lidhjen tonë. Më bënte presion psikologjik. U gjenda në një situatë të vështirë. Sa në disa raste mendova edhe më të keqen për vetën. I lutesha të më linte të qetë pasi nuk doja ta vazhdoja më por ai nuk ndalej. Derisa vendosa ta denoncoj. Dua që ta arrestoni pasi jam shumë e frikësuar”,- ka deklaruar 27-vjeçarja.

Ndërkohë, i akuzuari Haderi ka thënë: “Gjithçka ka ndodhur me pëlqimin e të dyve. Nuk është e vërtetë qe e kam shantazhuar. S’e kam shantazhuar kurrë. Dhe as nuk i kam bërë presion psikologjik”./albeu.com


Shtuar 3.12.2021 16:22

Tags: ,