Dhunoi prindërit dhe motrën, në pranga 34-vjeçari  në Gramsh

Një 34-vjeçar ka rënë në prangat Policisë së Gramshit pasi ka ushtruar dhune fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.

Shtetasi E.P, banues në Gramsh akuzohet për veprën penale “Dhuna në familje”.

Njoftimi i policisë:

Elbasan- Specialistët e Hetimit të Krimit të Komisariatit të Policisë Gramsh arrestuan në flagrancë shtetasin E. P., 34 vjeç, banues në Gramsh, për veprën penale “Dhuna në familje”, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj prindërve dhe motrës së tij.