Shkarkimi i gjyqtarit Besnik Cani, reagon Gjykata Europiane: Vendim i padrejtë!

Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut e ka konsideruar vendim të padrejtë shkarkimin nga detyra të gjyqtarit Besnik Cani.

Sipas GJEDNJ-së, në vendimin për gjyqtarin ka patur shkelje të Konventës, duke shtuar se atij i është cenuar e drejta për një proces të rregullt ligjor.