Rama flet për “Ballkanin e Hapur” në Kosovë: As nuk na bashkon dhe as nuk na ndan

Kryeministri Edi Rama ka folur dhe për Ballkanin e Hapur, ku tha që është një nisme që s nuk e bashkon me Kosovën, por as nuk e ndan.

Kurti: Duhet të theksojmë që arritëm marrëveshje, protokolle dhe memorandum gjithsej 19 dhe kjo është për tu përshëndetur. Marrëdhëniet tona janë vëllazërore dhe vëllezërit nuk kanë ndërmjetësues ndërmjet njëri-tjetrit.

Rama: Është e vërtete që Ballkani i Hapur nuk na bashkon por ama Ballkani i Hapur nuk na ndan, në këtë pikë kemi këndvështrime të ndryshme, nuk është sekret, por këto këndvështrime të ndryshme nuk na pengojnë që të ecim përpara në marrëdhëniet bilaterale. Tarifat doganore, heqja e të gjitha tarifave doganore për kompanitë, është sot në Ballkanin e Hapur dhe duam ta bëjmë e me Kosovën. Ne do ta bëjmë këtë pa asnjë diskutim, madje për sa i përket tarifave doganore Kosova ka kërkuar pak kohë për studim, dhe ne do ta bëjmë në mënyrë të njëanshme dhe do ta hapim pa tarifa doganore kufirin për bizneset e Kosovës./albeu.com


Shtuar 20.06.2022 14:20