Dyshime se mund të jetë përdorur në ngjarje kriminale, shkrumbohet plotësisht një makinë në Fier

Në afërsi te fshatit Shtyllas në Fier është gjetur një automjet i tipit Mercedes Benz, i shkrumbuar totalisht. Makina është pa targa dhe dyshimet janë qe mund t’i jetë djegur qëllimisht.

Mësohet se kanë qenë banorë të zonës ata që kanë parë flakët e kanë njoftuar forcat zjarrfikëse. Makina është gjetur në një rrugë dytësore, lidhëse me bypassin e Fierit.

Dyshimet se makina mund të jetë përfshirë në ndonjë ngjarje kriminale kanë bërë që të nisë puna për identifikimin e pronarit të mundshëm të automjetit nëpërmjet nr te shasisë dhe detajeve të tjera, që i kanë shpëtuar djegies.


Shtuar 10.10.2022 18:47