Ngjela: Albin Kurti kryeministër, frikë për Beogradin dhe Tiranën

Sipas avokatit Spartak Ngjela, Albin kurti është kryeministri i parë shqiptar që ka një program teorik të një niveli të lartë konceptual.

Avokati i përkufizoi qeveritë e kryeministrave të tjerë që kanë që në krye të Shqipërisë, si qeveri anti-intelektualiste. Programi i Kurtit ishte i qartë thirrje për intelektualizmit shqiptar shprehet Ngjela.

“Është kryeministri i parë shqiptar me një program teorik të nivelit të lartë konceptual. Në funksion të shtetit të zhvillimit dhe të akteve të tij.

I la në hije të tërë kryeministrat. Tre kryeministrat e fundit tanë duke përfshirë edhe Saliun i la si gjynahqarë kryetarë katundesh. Unë e prisja se ai (I referohet Albin Kurtit) pavarësisht nga bindja, sepse idetë janë personale ose majtas ose djathtas.

Pavarësisht nga bindjet e tij të majta, nuk më intereson fare kjo. Por pavarësisht nga këto bindje ai mbajti një fjalim me nivel të lartë intelektualist.

Nga konteksti I tij kuptova që do të krijojë intelektualizmin në qeverisjen shqiptare, që nuk është në Shqipëri fare. Shqipëria ka 30 vite që qeveriset nga qeveri anti-intelektualiste. Ky i dha të kuptohet në një botë shqiptare që unë do t’i drejtohem intelektualizmit.

I gjithë programi I tij në të tëra aspektet ishte një thirrje për rikrijimin e botës intelektualiste në drejtimin e shtetit shqiptar. Kini parasysh një gjë, nuk mund të flitet për eksperimentin pa mbaruar eksperimenti. Unë nuk e di se si do të implementohet programi, kam folur për programin. Programi është ky që thashë unë.

Thirrje për krijimin e intelektualizmit shqiptar. Qeveritë Hoxha, qeveria Berisha, qeveria Nano, Nano ishte diçka më e zbutur, qeveria Meta dhe sidomos qeveria Rama janë qeveri anti-intelektualiste, nuk e kanë pranuar intelektualizmin. Befas del një kryeministër, që pranon intelektualizmin. Pse? Tregon që është një nivel I lartë si intelektual”, u shpreh avokati.

“Sot ka pasur kritika nga deputetët e opozitës. Syresh disa prej tyre i kanë kujtuar zotit Albin Kurti që nuk mundet ai të tentojë të bëjë një marrëveshje me Serbinë. Për të shitur edhe interesat e Kosovës?

“Duhet të kini parasysh një gjë. Dalja e Albin Kuritit ka ngritur shumë tensionet në Beograd. Sepse e panë që përfundimisht në Shqipëri, në botën Shqiptare, në Ballkanin Perëndimor doli një politikan I nivelit të lartë. Këtë e thonë të gjithë. Dhe janë në presion. Se ç’bëjnë anësore shkruesit me kallamarë nuk më hynë fare në punë janë shkrues me kallamar. Çështja është këtu. Fakti që Beogradi e ka frikë e ke në favor. Kë ka frikë Beogradi? E ka gjë Ramën frikë, jo. E ka pasur gjë Metën frikë, jo. E ka pasur gjë Saliun frikë, jo. Me përjashtim të Ramush Haradinaj që deri diku u kundërvu, asnjë nga ato si kishte frikë Beogradi. Për herë të parë sipas pikëpamjes time Beogradi është I trembur. Fakti që është I trembur bota shqiptare po krijon një vlerë të re”u përgjigj Spartak Ngjela.


Shtuar 3.02.2020 18:04