Ivanoviq: Statusi i Kosoves eshte ceshtje e hapur
Albeu.com
“Statusi i Kosovës nuk është çështje e mbyllur, por krejtësisht e hapur”, ka deklaruar sot sekretari shtetëror i Serbisë për Kosovën, Oliver Ivanoviq. “Ata që kanë bindur shqiptarët se statusi është zgjidhur, tash i bindin se statusi ...... nuk është i zgjidhur”, ka thënë Ivanoviq, raporton Radio Evropa e Lirë.

Sipas fjalëve të tij, bisedimet ndërmjet Serbisë dhe Kosovës mund të nisin vetëm pas vendimit të Gjyqit Ndërkombëtar të Drejtësisë.
“Cili do të jetë formati i këtyre bisedimeve dhe për çka do të bisedohet, kjo do të varret nga marrëveshja e përbashkët, por edhe për njërën edhe për tjetrën duhet pritur vendimin e GJND-s. Pos statusit ka edhe një varg çështjesh teknike siç janë rryma, telefonia dhe shumë çështje tjera që janë të rëndësishme për jetën e përditshme”, ka thënë Oliver Ivanoviq.
Shtuar më 04/05/2010, ora 19:52
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori