Ivanovic: Veriu i Kosovës do te shpalle pavaresine
Albeu.com
Duke folur per radion Europa e Lire lideri i serbeve te Kosoves ka deklaruar i bindur se serbet nuk do te lejojnë që procesi per statusin e Kosoves të shkojë drejt pavarësisë së njëanshmeLideri i serbeve te Kosoves Oliver Ivanovic ka paralajmëruar se veriu i Kosovës do të shkëputet nëse Kosova shpall pavarësinë. Duke folur per radion Europa e Lire, Ivanovic ka deklaruar i bindur se serbet nuk do te lejojnë që procesi të shkojë drejt pavarësisë së njëanshme. “Nese kjo ndodh atëherë në veri do të shpallet ndarja” ka thënë Ivanovic.

Në fakt paralajmërimet e serbeve për ndarje nuk janë suprizë. Shumë herë zyrtarë serbe kanë deklaruar se do ta mbajnë Kosovën me dhunë ose do të ndahen dhe Mitrovica do të bashkohet me Serbinë. Ndërkombëtarët kanë përjashtuar ndarjen kategorikisht si zgjidhjen me te keqe për stabilitetin e rajonit.

Ndërkohë perhere e më shumë, qarqet diplomatike thonë se procesi i Kosovës mund të shkojë drejt pavarësisë së njëanshme pasi ka pak shanse për gjetjen e një zgjidhjeje kompromisi mes Prishtinës dhe Beogradit për statusin e Kosovës. news24
Shtuar më 01/10/2007, ora 11:47
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori