Ivanovic: Serbet pasoja katastrofike per shkak te bojkotit ne zgjedhje
Pëlqej
Albeu.com
"Për cfare do te shpresojne ata njerez tashme? Çfare do të ndodhe nëse nuk do të ketë ujë, nëse do të ketë trazira, nëse iu ndërpritet energjia elektrike. Kush do të ndërhyjë, pyet Ivanovic ? Qendra bashkërenduese ?"Bartësi i Listës serbe për Kosovën, Oliver Ivanovic ka deklaruar sot e serbët në Kosovë do të mbartin pasoja katastrofike për shkak të bojkotimit të zgjedhjeve të fundit, parlamentare e lokale. Ai e deklaroi kete sot për TRV "B 92" të Beogradit ku ka vlerësuar se Qeveria e Serbisë me thirrjen për bojkotimin e zgjedhjeve ka treguar se nuk kujdeset aspak për pakicën serbe në Kosovë dhe nuk është e interesuar që serbët t’e kenë përfaqësuesit e tyre në institucionet kosovare.
"Për cfare do te shpresojne ata njerez tashme? Çfare do të ndodhe nëse nuk do të ketë ujë, nëse do të ketë trazira, nëse iu ndërpritet energjia elektrike. Kush do të ndërhyjë, pyet Ivanovic ? Qendra bashkërenduese ? Kjo nuk do të ndodhe", ka thënë Ivanovic.

Ai ka vene në dukje se reagimet dhe qëndrimet e Beogradit rreth cilitdo problem të serbëve në Kosovë do të shqiptohen në konferenca për gazetarë, gjë që nuk do t’i zgjidh problemet e atyre njerëzve".

Ivanoviq ka shtuar se rezultatet negative të bojkotimit më së shumti do të manifestohen tek serbët që kanë ndërmend të mbeten në Kosovë edhe pas caktimit të statusit. (news24)
Shtuar më 19/11/2007, ora 17:58
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori