Ivanovic: KFOR-i te mos i ftoje serbet ne FSK
Albeu.com
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën të qeverisë së Serbisë, Oliver Ivanoviç, tha se Serbia i ka sugjeruar KFOR-it, që përfaqësuesit e tij të mos i vizitojnë komunat në veri të Kosovës, për t’i ftuar serbët, që të paraqiten për Forcën e Sigurisë së Kosovës.
“U kemi sugjeruar që të mos e bëjnë këtë për shumë arsye”, u tha Ivanoviç agjencive beogradase të lajmeve, duke theksuar se “ky është pozicion i qartë i përgjithshëm i qeverisë së Serbisë ndaj FSK-së dhe i popullsisë lokale”.
Shtuar më 13/02/2010, ora 23:12
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori