Ivanovic: Fitorja ne GJND nuk eshte e sigurte
Albeu.com
Sekretari shtetëror në Ministrinë për Kosovën në qeverinë serbe, Oliver Ivanoviq ka shprehur bindjen e tij se “vendimi” i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë do të jetë në favor të Serbisë, por ka shtuar ...... se - duhet qenë të kujdesshëm - “sepse vendimi mund të jetë edhe ndryshe”.

"Gjyqet ndërkombëtare nganjëherë veprojnë nën presion të fuqishëm, dhe nuk duhet nënvlerësuar as mundësinë që shtetet të cilat e kanë njohur Kosovën të ndikojnë edhe mbi një institucion të tillë”, ka vlerësuar Ivanoviq për agjencinë Fonet.

Ivanoviq ka shtuar se, edhe nëse mendimi i GJND-së do të jetë se shpallja e pavarësisë së Kosovës ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, ky fakt nuk do të ndryshojë asgjë në qëndrimin e Serbisë ndaj Kosovës – e cila, sipas tij – “edhe më tej nuk do ta njoh shkëputjen e Kosovës”.

"(Kosovën) mund ta njohë e gjithë bota, por nëse nuk e njeh Serbia ky do të jetë një problem i madh në përpjekjet e tyre që të prezantohen si shtet i pavarur”, ka thënë Ivanoviq. (Telegrafi/albeu)
Shtuar më 16/04/2009, ora 21:26
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori