Ivanov: Zgjidhja e imponuar per emrin mund te sjelle probleme
Albeu.com
Zgjidhjet e imponuara për emrin mund të shkaktojnë më shumë probleme në rajon. Kështu u shpreh, presidenti i Maqedonisë, Gjorge Ivanov pas takimit me homologen e tij zvicerane Doris Leuthard në Bern.Sipas tij, procesi i stabilizimit të rajonit është bllokuar për shkak të kontestit dypalësh midis Maqedonisë dhe Greqisë. "Për zgjidhjen e kontestit të emrit ne harxhojmë shumë kohë dhe energji prandaj për këtë çështje duhet të arrihet një zgjidhje që do të ishte e pranueshme nga të dyja palët, sepse në qoftë se do të ketë zgjidhje të imponuar, ajo do të krijonte edhe më shumë probleme, saqë në një mënyrë do ta stabilizonte gjendjen rajonale", u shpreh Ivanov.
Shtuar më 26/07/2010, ora 18:13
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori