Ivanov: Nuk kemi pretendimet territoriale ndaj Greqise
Albeu.com
Republika e Maqedonisë nga pavarësimi e deri sot, konteksti historik i papajtueshmërisë, dallimeve midis popujve ballkanikë, e zëvendësoi me politika të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinjësore të cilat mbështeten ...... interesat e përbashkëta dhe zhvillimin rajonal, tha presidenti Gjorge Ivanov në fjalimin e sotëm në Konferencën e sigurisë në Munih.
Ai në fjalimin e tij posaçërisht u përqëndrua në kontestin e imponuar për emrin kushteteus të Republikës së Maqedonisë nga ana e Greqisë.

"Që nga ditët e para të pavarësia, me imponimin e këtij kontesti dhe veprimet pasuese, kur dikujt i pengonte realiteti i ri, Republika e Maqedonisë e pavarur. Ky kontest dhe sjellja e fqiut tonë kishin implikime të tyre në procesin e njohjes ndërkombëtare dhe etablimi i shtetit tonë. I njëjti është përcjellur me negacione, ofendime, bllokada dhe embargo dhe rezultoi me precedent gjatë hyrjes në KB", theksoi Ivanov.

Ai përkujtoi se Greqia kontestin me emrin tërësisht në mënyrë të paarsyshme, madje edhe absurde e prezantoi si problem sigurie".

"Ata, edhe atëherë, dhe sot, e sollën në hamendje opinionin ndërkombëtar. Ndërsa gjoja argumentet e fqiut tonë në këtë kontekst ishin se kemi pretendime territoriale. Edhe pse ishin të pabaza këto pohime, Republika e Maqedonisë, e ndryshoi Kushtetutën që edhe formalisht të dëshmojë se nuk ka pretendime territoriale, madje edhe e ndërroi emrin e saj shtetëror. Me këtë Republika e Maqedonisë bëri hapa konkret, të cilat nuk jam i sigurt se dikush tjetër në bashkësinë ndërkombëtare do t'i bënte", tha presidenti i Maqedonisë.

Ai theksoi se në vitin 1995 dy vendet nënshkruan marrëveshje kohore me çka pasoi normalizimi i marrëdhënieve. Megjithatë, edhe krahas konstruktivitetit dhe iniciativitetin e Maqedonisë për gjetjen e zgjidhjes për këtë problem, në Samitin në Bukuresht në vitin 2008, tërësisht në kundërshtim me obligimet e Marrëveshjes kohore, Republika e Greqisë e ndaloi hyrjen në NATO të vendit tonë. (ina)
Shtuar më 07/02/2010, ora 17:27
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori