Komisioni Evropian përgatit kornizën negociuese për Shkupin dhe Tiranën

Komisioni Evropian tashmë po punon për përgatitjen e kornizës për negociatat me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, pasi liderët e BE-së i dhanë dritë të gjelbër muajin e kaluar.

Informacionin për AIM e konfirmoi zëdhënësja e Komisionit Evropian, Ana Pisonero.

“Komisioni tani është duke përgatitur propozimet për kornizat e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, të cilat do t’i pasqyrojnë parimet në të cilat bazohen negociatat. Komisioni planifikon t’i prezantojë së bashku me raportet për zgjerimin”, deklaroi Pisonero.

Për shkak të krizës së koronavirusit ende është e pasigurt kur do të publikohen këto raporte, megjithëse pritet të jenë këtë pranverë.

Data e Konferencës së parë ndërqeveritare, me të cilën shënohet hapja e kapitullit të parë të negociatave, duhet ta dakordojnë vendet anëtare të BE-së pasi ta miratojnë kornizën negociuese.

Qëndrimi i Komisionit Evropian është se kjo duhet të ndodhë “sa është e mundur më shpjet pasi të miratohen kornizat negociuese”, thotë Pisonero.

“Procesi i zgjerimit është i fuqishëm dhe i bazuar në merita. Komisioni pret që reformat në të dy vendet të vazhdojnë”, thotë zëdhënësja për zgjerim në KE.


Shtuar 2.04.2020 14:13