Ivanov: Maqedonia model integrimi pa asimilim
Albeu.com
Në një kohë kur në skenë kthehen politikat e vjetruara dhe regresive që kontestojnë dhe problematizojnë identitetin e njeriut, dhe e keqpërdorin fenë, religjioni është mundësi e shkëlqyeshme për ruajtjen e identitetit të një populli dhe një kombi.
Kështu deklaroi presidenti Gjorge Ivanon në ditën e dytë të konferencës për dialog ndërmjet besimeve dhe civilizimeve, porosi kjo e cila vjen në kohën kur Maqedonia ballafaqohet me kontestimin e identitetit të saj.
"Maqedonia krenohet për modelin e saj unik dhe gjithëpërfshirës të demokracisë, një model integrimi pa asimilim. Në Maqedoni ka rreth njëzet bashkësi etnike, fetare, gjuhësore të cilat gëzojnë të gjitha të drejtat dhe liritë universale të njohura sot. Bashkëjetesa multi-etnike dhe shumë-fetare e cila është pjesë e jetës së përditshme në Maqedoni, është ndërtuar për shekuj të tërë. Modeli i Maqedonisë është modeli i së ardhmes, një model që në thelb përmban vlera universale, dhe ka respektin e matricave të ndryshme kulturore si pikënisje. Ky model është njohja më e fortë e Republikës së Maqedonisë, nga bashkësia ndërkombëtare", tha Gjorge Ivanov, Presidenti i Maqedonisë.
Rajoni ballafaqohet edhe me çështje të pazgjidhura. Nga Kisha Ortodokse Ruse erdhi përkrahja për KOM-in dhe konfirmimin e tyre, se do të angazhohen në zgjidhjen e kontestit mes Kishës Ortodokse Serbe dhe asaj Maqedonase, ndërmjet bisedimeve të drejtpërdrejta.
“Personalisht u binda se kreu shtetëror i Maqedonisë, por edhe udhëheqësit shpirtëror janë shumë serioz, ndërsa Kisha Maqedonase është e gjallë. Nuk mund të jem indiferent ndaj asaj se po ndodh ndaj vëllezërve tanë sllovenë, të cilët janë izoluar nga të gjitha kishat. Para disa vitesh, ne nuk kishim probleme me ekzistencën e KOM-it. Dhe për këtë shkak, do të bëjmë përpjekje që ky problem të zgjidhet.”, theksoi Zoti Kiril, përfaqësues i kishës ruse.
“Ne këtu duhet të mësojmë se si duhet të jetojmë së bashku. Ne liderët fetar nga rajoni duhet të jemi shembull për njerëzit dhe politikanët, me qëllim që të ketë një dialog më të mirë dhe më të suksesshëm. Rajoni ka nevojë paqe dhe bashkëjetesë mes të gjitha bashkësive dhe religjioneve”, shtoi Bedros Altunian, Telog nga Bulgaria.
Gjatë konferencës, presidenti Ivanov zhvilloi takime të ndara me të gjithë liderët fetar. Interes të veçantë shfaqi takimi i tij me kryetarin e BFI-së, Sulejman Rexhepi.
“E gjithë bota është e bindur se të gjitha problemet dhe dallimet që janë, mund të tejkalohen vetëm përmes dialogut. Alternativë tjetër nuk ka. Në deklaratën përmbyllëse (e cila do të miratohet sot, atje) ka porosi që të gjithë ne, faktorë të këtij vendi, t’i praktikojmë në jetën e përditshme”, tha Sulejman Rexhipi, kryetari i BFI-së.
Në konferencën e Ohrit, takime joformale me liderët fetarë realizoi edhe ambasadori amerikan Filip Riker, ku u tha së nuk ka nevojë të ngrihen tensione në opinion rreth çështjeve të caktuara fetare.
Përmes kësaj konference, Maqedonia transmetoi një mesazh të fuqishëm, se mund të veprojë jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë dhe se kapërcimi i konflikteve mes bashkësive fetare, është i mundur. (alsat-m)
Shtuar më 08/05/2010, ora 21:15
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori