Ivanov e fton Papulasin ta vizitoj Maqedonine
Albeu.com
Presidenti i vendit, Gjorge Ivanov të mërkurën e ftoi presidentin grek Karolos Papulas ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. Siç njofton kabineti i presidentit, ftesën deri te Papulasi, Ivanov sot në rezidencën e tij në Vodno ia dorëzoi ambasadores greke në Maqedoni, Aleksandra Papadopulu.
Vizita, termin e të cilit presidenti i Maqedonisë e lë që ta caktojë kolegu i tij grek, siç thuhet në ftesë, duhet të japë impuls të fuqishëm për përforcim të marrëdhënieve të mira fqinjësore.

"Zotëri President, duke u nisur nga përcaktimet e tona të fuqishme për përforcim të marrëdhënieve për fqinjësi të mirë dhe zhvillim të bashkëpunimit të ndërsjellë në të gjitha sferat me interes reciprok, madje duke u nisur nga vizioni i përbashkët për stabilitet dhe prosperitet rajonal, si dhe për të tanishme të përbashkët dhe të ardhme në familjen e madhe evropiane dhe euroatlantike, me kënaqësi të veçantë dhe nder U dërgoj ftesë për vizitë zyrtare në Republikën e Maqedonisë. Thellësisht jam i bindur se me vizitën Tuaj ne si njerëz të parë të të dyja vendeve fqinje do të japim kontribut të rëndësishëm në vizionin tonë të përbashkët dhe definitivisht do të japim impuls të fuqishëm shtesë për përforcim të marrëdhënieve të mira fqinjësore", qëndron në letrën e Ivanovit dërguar Papulasit.

Thellësisht jam i bindur, thuhet mëtej në letër, se në marrëdhëniet midis dy vendet tona fqinje ka më shumë gjëra të cilët na lidhin dhe afrojnë se sa na ndajnë.

"Fuqimisht besoj se me angazhimet e përbashkëta do të japim kontributin tonë në përforcimin e raporteve tona të cilat do të jenë në interes të qytetarëve të dy shteteve tona", thotë në letër presidenti i Maqedonisë Gjorge Ivanov dhe njëherit shfaqi shpresë se Karolos Papulas do ta pranojë ftesën ta vizitojë Republikën e Maqedonisë. (INA)
Shtuar më 04/11/2009, ora 20:09
Tage: arkiv

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori