Ivanov bisedon me Metën për pakicën maqedonase (FOTO LAJM)

Kryetari i Kuvendit Ilir Meta priti sot Presidentin e Republikës së Maqedonisë, Gjorge Ivanov, me të cilin vlerësuan marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë dhe vunë në dukje nevojën e intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik mes dy vendeve.

Presidenti Ivanov shprehu mirënjohjen për vizitën e fundit të Kryetarit të Kuvendit Meta në Komunën e Pustecit duke vlerësuar vëmendjen që po i kushtohet pakicës maqedonase dhe nevojave të saj në Shqipëri.

Në këtë kuadër Meta dhe Ivanov ndanë bindjen se mes dy popujve ekzistojnë lidhje të forta miqësie dhe kulturore që kontribuojnë në cilësinë e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.

Kryetari i Kuvendit Meta vlerësoi mesazhin e kësaj vizite të rëndësishme të Presidentit Ivanov në Shqipëri e cila lidhet ngushtë me rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik dypalësh.

Nga ana e tij, Presidenti Ivanov vuri theksin tek ekonomia, duke u shprehur se në këtë kuadër duhet shkurtuar distanca mes Shkupit dhe Tiranës dhe duhet shtuar fokusi në zhvillimin e mëtejshëm infrastrukturor me qëllim rritjen e shkëmbimeve tregtare dhe të aksesit të produkteve të agro-ushqimore në tregjet reciproke. /albeu.com/
Shtuar më 02/04/2015, ora 15:10

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori