Ivanko: Nuk ka marrëveshje me Beogradin pa pëlqimin e Qeverisë
Albeu.com
Asnjë marrëveshje me Beogradin nuk do të bëhet pa pëlqimin e qeverisë së Kosovës, tha të mërkurën zëdhënësi i UNMIK-ut, Alexandër Ivanko.
Ai hodhi poshtë konstatimet se shefi i UNMIK-ut, Lamberto Zannieri, po bën negociata me Beogradin pa dijeninë e Prishtinës zyrtare.

Ivanko theksoi se shefi i UNMIK-ut nuk ka mandat të bëjë negociata, por të vendosë dialog, mundësisht të drejtpërdrejtë, në mes të Prishtinës e Beogradit për disa çështje, siç janë gjyqësia, policia e doganat. (RTK)
Shtuar më 06/08/2008, ora 23:38
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori