Një i vdekur dhe dy të lënduar nga aksidenti në Kukës
Ivanko: Nuk bëhet fjalë për memorandum, por për marrëveshje etnike
Albeu.com
UNMIK-u ka filluar sot procesin e reduktimit të tij. Departamenti i administratës civile dhe Zyra për komunitet dhe kthim do të pushojnë së funksionuari.Zyrtarë të administratës së UNMIK-ut kanë konfirmuar se është arritur pajtimi me Bashkimin Evropian për nënshkrimin e marrëveshjes teknike, me të cilën UNMIK-u fillon bartjen e aseteve te Misioni i ri në Kosovë – EULEX. Zëdhënësi i UNMIK-ut, Aleksander Ivanko, tha se bëhet fjalë për një marrëveshje të karakterit teknik.
UNMIK-u ka filluar sot procesin e reduktimit të tij. Departamenti i administratës civile dhe Zyra për komunitet dhe kthim do të pushojnë së funksionuari. Ndërkohë, do të bëhet zgjerimi i Misionit të BE-së, EULEX, i cili gjithashtu do të jetë nën ombrellën e OKB-së. Në kuadër të këtij procesi UNMIK-u dhe EULEX-i sot nënshkruajnë një marrëveshje. Aleksandër Ivanko tha se kjo është një marrëveshje krejtësisht teknike, e cila parasheh shitjen e disa aseteve të UNMIK-ut - EULEX-it.

“Është vetëm një marrëveshje teknike, nuk ka të bëjë me çështje politike. Këtu përfshihet shitja e disa aseteve, në veçanti veturave dhe disa ndërtesa që janë rindërtuar nga Kombet e Bashkuara”, ka thënë Ivanko.

UNMIK-u do të reduktojë stafin deri në 70 për qind të tij, sipas një autorizimi të sekretarit të përgjithshëm Ban Ki Mun. Ditë më parë Aleksandër Ivanko ka thënë se reduktimet e stafit të UNMIK-ut do të përfshijnë të gjitha zyrat rajonale në Kosovë, duke përfshirë edhe rajonin e Mitrovicës.

“Reduktimi do të përfshijë të gjitha zyrat e UNMIK-ut, përfshirë edhe zyrën rajonale në Mitrovicë, do të jetë një reduktim, saktë prej 71.5 për qind të stafit”, ka sqaruar Ivanko.

Procesi i reduktimit të misionit të UNMIK-ut do të zgjasë deri në fund të vjeshtës, ka thënë Ivanko. Deri atëherë pritet të qartësohet më shumë roli i EULEX-it, i cili do të ketë një zgjerim substancial. Ndërkohë, UNMIK-u do të bartë në EULEX kompetencat në gjyqësi, polici dhe dogana. EULEX-i, aktualisht në Kosovë ka 380 pjesëtarë, ndërsa misioni në tërësi do të ketë rreth 2 mijë, prej të cilëve policë, gjyqtarë, prokurorë dhe zyrtarë të doganave. (rtk)
Shtuar më 18/08/2008, ora 21:53
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori