Iu sul me thikë tre personave për t’i vrarë, arrestohet lushnjari
Policia ka vënë në pranga një 35-vjeçar nga Lushnja, i cili ishte shpallurkërkim për "Vrasje me dashje" të mbetur në tentativë.

Policia bën me dije se ka arrestuar shtetasin Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnje.

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnje ndaluan shtetasin e shpallurkërkim:

Elion Shehu, 35 vjeç, banues në Lushnje.

Shtetasi Elion Shehu ishte shpallurkërkim pasi në datën 15.04.2018 në lagjen "Karbunarë e Madhe" për motive të dobëta ka tentuar të vrasë me mjet prerës (thikë) shtetasit: L.Ç, 20 vjeç; A.Ç, 24 vjeç; D.S, 15 vjeç; të tre banues në Lushnje.

Për këtë shtetas Gjykata e Shkallës së Parë Për të Miturit Vlorë, ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Vrasje me dashje”, e mbetur në tentativë parashikuar nga Nenet 76 e 22 të Kodit Penal. /albeu.com/

Shtuar më 30/07/2018, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori