Iu prish makina në mes të rrugës, shqiptarët braktisin 60 kg marijuanë në Patra
Pëlqej
Abonohu për lajmet me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Diçka më shumë se 60 kilogramë marijuanë u gjetën sot në një makinë të braktisur në zonën e Patras në Greqi.

Sipas policisë greke, mjeti i cili vinte nga Shqipëria, u braktis pasi në kilometrin 72.6 të aksit Patra-Athinë kishte pësuar defekt.

Nga hetimet me metoda speciale, policia greke thotë se ka zbuluar që, mjeti ishte braktisur nga dy shqiptarë 26 dhe 28 vjeç, të cilët po transportonin marijuanën drejt Athinës.

Pasi kishin braktisur mjetin, u ndihmuan nga një tjetër shqiptar 32-vjeçar. Policia greke ka vënë në pranga këtë të fundit në Shën Theodhor të Korinthit, ndërsa ka shpallur në kërkim dy të rinjtë e tjerë shqiptarë, të cilët transportonin lëndën narkotike.
Shtuar më 26/12/2016, ora 15:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori
 
Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip

Elseid Hysaj ka sfiduar temperaturat e ulëta në shtetin fqinj duke u fotografuar sipër një makine tip "Jeep".